Subscribe

Avdullah Hoti, Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës këtë të enjte ka marrë zyrtarisht detyrën.

Pas ceremonisë përpara kryeministrisë, ku parakaloi para gardës Ceremoniale, Hoti hyri në zyrën e re, ku nuk e priti askush. Albin Kurti refuzoi të dorëzonte detyrën e kreut të qeverisë.

Avdullah Hoti, i cili ishte zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti për rreth tre muaj, tashmë po e zëvendëson atë në postin e kryeministrit.

Pak minuta më vonë, Hoti mblodhi kabinetin e ri në mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Prioritetet tona përveç luftës ndaj pandemisë e rimëkëmbjes ekonomike, janë forcimi i shtetit ligjor, marrja përsipër në baza kushtetuese e dialogut, adresimi i nevojave në arsim e shëndetësi.

Nga ana tjetër Kryetari i partisë në pushtet Ldk, Isa Mustafa, ka kritikuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani, për bojkotimin e seancës së djeshme, ku u votua qeveria Hoti, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili refuzoi ti dorëzonte stafetën pasardhësit te tij.

ISA MUSTAFA

KRYETAR, LDK

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, kryetare e kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish-kryeministër, nuk iu bëri punë. E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës.

Por Osmani u kthye sot ne kuvend ku drejtoi seancën e pare parlamentare me kabinetin e ri qeverisës dhe bashkë me të u kthye dhe lëvizja vetëvendosje tashme në opozitë.

Ndërsa Albin Kurti preferoi te dilte në sheshin kryesor të Prishtinës ku firmosi peticionin për mbajtjen e zgjedhjeve ne vend.

ALBIN KURTI

KRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE

Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.

Nderkohe opozita e kurtit ka paralajmëruar protesta deri te zhvillimin e zgjedhjeve me synim rimarrjen e pushtetit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *