E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Prokurorit Bujar Sheshi: Kemi respektuar vetëm ligjin

Bujar Sheshi, anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë kallëzoi në prokurori autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

 

Reklamë

Ky hap vjen pas akuzave te  opozites sipas se cile Sheshi e ka kaluar procesin e vetingut në kundërshtim me ligjin.

 

Reklamë

Prokurori ka kallëzuar kete institucion për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

 

Në letrën e dërguar prokurorisë në 22 janar të këtij viti nga autoriteti i dosjeve thuhej se prokurori ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, por edhe pjesë e degës së hetuesisë së Fierit që nga viti 1979.Por sipas antarit te KLP ky informacion eshte i pavertete është i rreme dhe ka per qëllim cënimin e integritetin e tij moral e profesional.

 

Në vitin 1997 unë jam emëruar Drejtues i Prokurorisë së Tiranës, nga KLD dhe me sa jam në dijeni, Komisioni i ngitur në atë kohë ka kryer verifikimet edhe për mua dhe ka nxjerrë çertifikatën e pastërtisë së figurës. Në këto kushte përpara se kërkesa duhet të admnistrohej duhet të verifikuar nëse për mua është lëshuar çertifikata e pastërtisë së figurës.

 

Por në një reagim për medat, drejtuesja e autoritetit të dosjeve, Gentiana Sula  u shpreh se ne cdo hap eshte respektuar ligji.

 

Nderkohe hetimet për këtë çështje kanë nisur tashme edhe nga prokuroria e përgjithshme.

 

 

Më shumë video

Reklamë