Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake në Kirov

Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall datën e...

F-16 rumun rrëzon një dron që hyri në territorin...

SHBA tarifa për vendet partnere! Goditje për prodhimet që...

Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në...

Evakuohen turistët në Francë, Macron kërkon ndihmë nga BE...

Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet autori...

Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë...

The New York Times: Trump i ofroi Iranit armëpushim,...

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados, Veliaj: Do...

Autoriteti i Dosjeve 10 aktivitete dhe 4 botime gjatë këtij viti për të hedhur dritë mbi periudhën e errët të komunizmit

15 Tetor 16:21

Autoriteti i Dosjeve ka realizuar gjatë këtij viti 10 aktivitete dhe 4 botime dhe libra me dëshmi të cilat synojnë të ndihmojnë në ndriçimin e periudhës më të të errët të historisë sonë dhe edukimit të brezave të rinj me të.

Njoftimi i 𝐀𝐈𝐃𝐒𝐒𝐇-𝐬𝐞̈:

Gjatë periudhës maj-gusht 2024, AIDSSH ka realizuar 10 aktivitete (ekspozita, përkujtimore, simpoziume, vizita studimore). 4 botime, libra për moshat 10-18 vjeç dhe libra me dëshmi të cilat synojnë të ndihmojnë në ndriçimin e periudhës më të të errët të historisë sonë dhe edukimit të brezave të rinj me të.

𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐕𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐚𝐦𝐩𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐨 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨𝐬 Më 22 gusht 2024, në kampin e Porto Palermos u organizua një ekspozitë dedikuar viktimave të atij kampi, e ndjekur nga një aktivitet përkujtimor më 23 gusht në Tepelenë. Kjo iniciativë e veçantë, që përfshinte edhe libretin për performancën artistike “Fjalët e gurta në Porto Palermo”, solli në pah vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë regjimit. Në Spaç, Tepelenë dhe Porto Palermo kanë përfshirë mbi 200 pjesëmarrës, duke përfshirë viktima dhe të afërmit e tyre, si dhe figura publike.

𝐁𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 “𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐩𝐚𝐜̧” dhe krijimi i librit “Kufij të Thyer” Librat që sjellin historitë rrëqethëse të shqiptarëve që rrezikuan gjithçka për të shpëtuar nga Shqipëria e izoluar. Një dëshmi e gjallë e dëshirës për liri, ky botim ofron një perspektivë të rëndësishme mbi sfidat e arratisjes dhe jetës në kufi.

𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦 𝐢 𝐁𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐢𝐧𝐣. Një nga pikat kyçe të aktiviteteve të këtij viti ka qenë angazhimi i të rinjve. 40 nxënës morën pjesë në aktivitetet për Revoltën e Spaçit, ku mësuan nga dëshmitë e viktimave dhe lexuan librin e Dielli Lind Në Spaç. Ka një angazhim të konsiderueshëm në përfshirjen e të rinjve, por në katërmujorin e dytë, aktivitetet edukative kanë qenë më intensive dhe janë organizuar në më shumë shkolla dhe universitete edhe permes aktivitetit te Klubit te Librit.

𝐀𝐫𝐭𝐢 𝐬𝐢 𝐔𝐫𝐞̈ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 Kombinimi i artit dhe dokumentarit historik, siç u pa në performancat e Porto Palermos, sjell një mënyrë të re për të komunikuar dhe reflektuar mbi të kaluarën. Përmes artit, historia bëhet më e prekshme dhe arrin më thellë te publiku.

𝐀𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐭 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐧- Falë hulumtimeve të vazhdueshme dhe përdorimit të dokumenteve arkivore, për herë të parë po dalin në dritë histori të panjohura nga regjimi komunist. Këto materiale janë çelësi për të kuptuar më mirë periudhën dhe për të ruajtur kujtesën e viktimave. Me aktivitete si këto, AIDSSH synon të ndërtojmë një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke sjellë në vëmendje jo vetëm atë që ka ndodhur, por edhe rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj.

Bashkëpunimi ndërkombëtar. AIDSSH ka organizuar disa takime për të forcuar lidhjet me partnerët e huaj dhe për të promovuar bashkëpunimin në çështjet e kujtesës dhe drejtësisë tranzicionale

Në një analizën permbledhese të punës së Drejtorisë së Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar katërmujori i parë ka qenë më shumë i fokusuar në përgatitjen e projekteve dhe botimeve me vlerë edukative ndërsa katërmujori i dytë ka pasur një rritje të theksuar në organizimin e eventeve përkujtimore dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, duke zgjeruar impaktin e aktiviteteve tek një audiencë më e gjerë dhe duke forcuar dialogun për drejtësinë dhe kujtesën historike

Po ashtu AIDSSH vijon me intensitet angazhimin për të mbështetur hulumtimet dhe për të kontribuar në edukimin qytetar përmes rishqyrtimit të historisë.

Sipas një informacion të raportuar nga Sektori i Kërkesave për Qëllime Studimore/Media për Periudhën Janar-Tetor 2024 janë trajtua 80 kërkesa, ku objekti i kërkimit ka qenë 489 shtetas/persona. Nga këto kërkesa: 66 kërkesa kanë ardhur nga studiues dhe 14 kërkesa nga përfaqësues të medias.

Në dispozicion të kërkuesve janë ofruar 100,552 faqe dokumentesh të ndryshme, përfshirë dosje Hetimore- Gjyqësore, Dosje të Objekteve të Veçanta, dhe Dosje Formularë. Prej tyre, 10,051 faqe janë trajtuar sipas ligjit për të dhënat personale dhe janë anonimizuar nga sektori i kërkesave.

Në harkun e tetë muajve të vitit 2024, disa nga kërkesat më të spikatura janë:

Persekutimi i klerit ortodoks dhe atij bektashi,

Perndjekja e artistëve,

Persekutimi i intelektualëve, në sektorin e naftës.

Përndjekja e gazetareve

Arratisjet në kufi.

Çdo vit në sektorin për informimi i studiuesve dhe mediave të interesuara për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në funksion të mbështetjes së veprimtarisë hulumtuese dhe kërkimit shkencor, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit dhe edukimin qytetar, vijnë rreth 115 kërkesa për studim. Edhe ky vit vijon më të njëjtin ritëm duke dëshmuar interesin e lartë të studiuesve me qëllim ekspozimin e të vërtetave historike të mbetura në errësirë.

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
autoriteti i dosjeve

Nga e njëjta kategori

Neutralizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshiu rreth 5 hektarë sipërfaqe

më shumë...

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

më shumë...

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë të Pogradecit, ngordhin rreth 10 krerë

më shumë...

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton të mbjellat në Devoll, era rrëzon pemët në bulevard

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:31

Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake...

6:12

Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall...

6:09

F-16 rumun rrëzon një dron që hyri...

5:56

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:35

Neutralizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshiu...

5:29

SHBA tarifa për vendet partnere! Goditje për...

5:11

Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën...

5:05

Evakuohen turistët në Francë, Macron kërkon ndihmë...

4:51

Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej,...

4:43

Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari...

4:36

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende...

4:27

The New York Times: Trump i ofroi...

4:12

Rrufeja godet tufën e deleve në Dërdushë...

3:50

Stuhi e fortë në Korçë, breshëri dëmton...

3:36

Policia dhe RENEA prej më shumë se...

3:18

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën kundër Ols Dados,...

3:07

“Divorci i shekullit” në Korenë e Jugut,...

2:50

Kuvendi konstituohet në 6 gusht, nëse palët...

2:28

Breshër dhe reshje intensive në Elbasan, përmbyten...

2:18

U kap me qindra doza kokainë dhe...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.