Britania e Madhe do të goditet nga moti i keq.

 

“Met Office” ka lëshuar alarmin e kuq në Britani për motin, pasi stuhia Eunice mund të sjellë erëra deri në 100 mph. Ky alarm i ka shtyrë ministrat e qeverisë që të mbajnë një takim për të qenë të përgatitur në rast të një katastrofe të mundshme.

 

Kjo situatë vjen pasi mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në stuhinë Dudley dhe një burrë, rreth të 60-ave humbi jetën.

 

Sipas parashikimeve të kryera, priten stuhi të forta nga ora 7 e mëngjesit deri rreth mesditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *