Oficerët e policisë kriminale të Shkodrës kanë marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të.
“Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet“, është shprehur Brajoviç para hetuesve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. Policia po heton pistën e një vrasjeje të porositur me pagesë.
Si pasojë e të shtënave, ditën e djeshme mbetën të vrarë shtetasit Armando Pali dhe Liridon (Geridon) Kraja.
Ditën e djeshme nga spitali Erogen Vasos shprehu dhimbjen për humbjen e dy personave që i quajti miq të afërt dhe qytetarë model të Shkodrës. Ai theksoi se sulmi ishte një akt i pabesë dhe distancoi veten nga çdo lidhje me grupe apo emra që përmenden në media.
“Në këto momente të vështira jo vetëm për mua, i shpreh ngushëllimet e ndjera familjarëve të dy miqve të mi që humbën jetën sot në një kafe në qendër të Shkodrës. Ishin qytetarë shembullorë dhe humbja e tyre është plagë që nuk mbyllet. Jam i tronditur nga ky akt kriminal dhe distancohem nga çdo aludim lidhur me emrin tim dhe grupe të caktuara në qytet. Shpresoj që drejtësia të veprojë dhe të zbardhë sa më parë këtë tragjedi.”
/vizionplus.tv






