E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Autorët e vrasjes në Vlorë djegin “BMW” me targa greke/ Policia gjen një kallashnikov

Një makinë tip “BMW” me targa greke dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes në Vlorë gjatë orëve të natës.

Mjeti është gjetur i djegur në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku”. Brenda tij efektivët kanë gjetur një kallashnikov që dyshohet të jetë edhe arma e krimit.

Reklamë

Deri tani dyshohet të jenë dy persona të përfshirë në vrasje, të cilët në momentin e ekzekutimit të Kristian Breshanajt kanë qenë të maskuar.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa fqinjët shprehen se i riu nuk ishte djalë problematik.

Më shumë video

Reklamë