E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autor i dy vjedhjeve e shpërndarës droge, kapet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu me iniciale M.Q. nuk është i panjohur për policinë. Ai është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Reklamë

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Në muajin tetor të këtij viti, 27-vjeçari ka vjedhur dy automjete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë