Subscribe

Nga Mimoza Ibra 

Gjatë vitit të shkuar, flota e makinave që qarkullojnë në vend është rinuar. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 2023 u regjistruan 4% më pak mjete me vjetërsi mbi 20-vjeçare se në 2022.

“Nr i mjeteve me vjetërsi mbi 20-vjecare nga viti 2002 e më të vjetra që rezultojnë të regjistruara është 325 mijë mjete ose 37% e flotës. Ndërsa grupi i mjeteve pjesë e flotës me vjetërsi nga 11-20vjeçare është 50% dhe nën 10-vjecare është 13%. Gjatë 3 viteve të fundit kemi regjistrim mjetesh me vjetërsi mesatare 12-vjeçare që i korrespodojnë vitit të prodhimit 2011. Gjatë 2023 janë çregjistruar 6.800 mjete, që janë me vjetërsi mbi 22-vjeçare. Krahasuar me 2022 kjo shifër është 42% më shumë çregjistrime të përhershme. Ky është tregues për përmirësuesin e flotës”, tha Arben Progni, drejtor i regjistrimit të mjeteve.

Paralelisht me reduktimin e numrit të mjeteve të vjetra që dalin në rrugë, gjatë 2023 ka pasur një rritje të ndjeshme të mjeteve elektrike, importin e të cilave Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor e ka lehtësuar duke hequr tvsh.

“Kemi incenita për mjetet me zero emetime, siç janë mjetet elektrike, nuk paguajnë tvsh në procedurat e importit. Mjetet elektrike kanë një trend rritës, sidomos gjatë 2023 janë regjistruar 1.800 mjete. Bëhet fjalë për mjete full-electric, e gjithë flota është në shifrat 3.300. Nëse flasim për mjetet që janë hibride, rezultojnë të regjistruara rreth 7 mijë mjete”, tha Progni.

Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Shqiptar, deri në dhjetor të vitit 2023 numri i mjeteve aktive në vend është 867 mijë dhe nga këto, afro 700 mijë janë autovetura./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *