Subscribe

Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga aksidenti i rëndë dhe i rrezikshëm në mes të Tiranës, ku një autoveturë dhe një autobuz përfunduan në Lanë, ende urbani i linjës së Unazës nuk është hequr nga lumi.

 

Të dyja mjetet, sapo kishin kaluar semaforin në kryqëzimin pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit. Pak metra pas këtij kryqëzimi ka ndodhur dhe pëplasja e dy mjeteve, e si pasojë e shpejtësisë, ato kanë përfunduar në lumin e Lanës.

 

Paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit Muhamet Kyçyku, ka humbur kontrollin dhe është pëplasur me mjetin tip Benz që drejtohej nga Jurgen Rama.

 

Gjithashtu mendohet se të dyja mjetet kanë qënë me shpëjtësi, pasi pavarësisht frenimit, ato nuk kanë mundur që të ndalojnë.

 

Një tjetër detaj, është fakti se shumë pranë vendit të përplasjes, ndodhet stacioni i urbanit, ku shoferi duhet të ndalonte dhe të mbante korsinë e ngadalësisë.

 

Por në kundërshtim me sinjalistikën urbani ka ecur në korsinë tjetër duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.

 

Policia rrugore po heton shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë sesi ndodhi përplasja.

 

Ndërkohë në Spitalin e Traumës ndodhen ende drejtuesi i mjetit të vogël dhe shoku i tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 3 të lënduarit e tjerë kanë dalë nga spitali.

 

AUTOBUZI “FLUTUROI” MBI LANE

 

POLICIA DYSHON SE URBANI DHE AUTOVETURA ISHTE ME SHPEJTESI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *