Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ku një autobus i Unazës ka përfunduar në Lanë dhe ka zënë poshtë dhe një makinë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, ku nga sa mësohet autobusi është përplasur me një makinë dhe më pas kanë përfunduar në Lanë.

 

Autobusi “Go Green” është “shndërruar” në urë dhe ka zënë poshtë një makinë me targa AA 170 ZH në pronësi të Ergys Hysit. Bëhet fjalë për 2 persona të lënduar nga makina Benz.

 

Shoferi i autobuzit dhe tre pasagjere kanë shkuar për kontroll në spital për kontroll pasi janë traumatizuar nga frika.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *