Austria pro hapjes së negociatave për Shqipërinë: Çdo vonesë mund të përdoret nga fuqitë e tjera

Presidenti Austriak Aleksandër Van der Belen gjatë takimit trepalësh me homologen e tij kroatë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe sllovenin Borut Pahor në qytetin kroat të Sibenik ka theksuar se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat brenda muajit tetor, raporton Vizion Plus.
ALEKSANDER VAN DER BELLEN
PRESIDENT I AUSTRISE
Shpresoj për një vendim pozitiv për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në tetor. Ne jemi plotësisht dakord që integrimi i këtyre vendeve është një domosdoshmëri . Nëse Bashkimi Europian jep përshtypjen se nuk është i interesuar për anëtarësimin e këtyre vendeve, atëherë kemi krijuar një vakum politik që do të përdoren nga fuqitë e tjera. Kjo nuk mund të jetë në interes të BE-së.
Kreu i shtetit austriak dha edhe shembuj të problemeve me të cilat po përballen aktualisht Bashkimi Europian.
Kam shumë shpresë se ndërgjegjja evropiane është pjekur, pasi problemet mund të shpërthejnë nga dita në ditë dhe mund të ketë pasoja të mëdha për unionin, siç janë problemet e pazgjidhura midis Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhënia e paqartë SHBA-Iran ose marrëdhëniet tregtare midis BE dhe ShBA. Vendet e Evropës Juglindore kanë qenë gjeografikisht, historikisht dhe ekonomikisht me Evropën.
Presidenti i Austrise shtoi se një politikë e jashtme më e mirë e Bashkimit Evropian është e nevojshme sot më shumë se kurrë, ndaj zgjerimi duhet të kryhet sa më parë.





