Pas vendimit të Austrisë për të hequr kontrollet kufitare me vendet fqinje, përveç Italisë, ka ardhur reagimi i ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio.

Di Maio tha se të tilla veprime janë në kundërshtim dhe në dëm të frymës së përbashkët të BE-së. Ai u shpreh besimplotë që Austria do ta shqyrtojë sërish vendimin e saj, teksa shtoi se zgjidhjet “individuale” nga shtete të ndryshme rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e BE-së.

Ai tha se ka folur me ministrin austriak Schallenberg dhe të dy kanë rënë dakord që Ministritë e Shëndetësisë të të dyja vendeve do të shohin për një datë në mënyrë që të lejohet edhe heqja e kufizimeve për Italinë.

Austria ka hequr këtë të enjte kontrollet kufitare drejt Gjermanise, Lihtenshtajnit, Zvicres, Sllovakise, Sllovenise, Çekise dhe Hungarise. Ndërkohë, me Italinë, kufizimet do të vijojnë të mbeten të njëjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *