E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Australia nuk gjen paqe/ Pas zjarreve vjen breshëri, stuhia dhe përmbytjet

Australia nuk gjen paqe nga pasojat që sjell moti.

Pas temperaturave shumë të larta që shkaktuan një karastrofe të vërtete mjedisore, tani vjen moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër.

Dy zonat më të goditura janë Melbourne dhe Canberra . Mediat vendase raportojnë breshër i fortë në madhësinë e topit të golfit ka shkaktuar shumë dëme material. Kryesisht pasojat më të mëdha breshëri i ka lënë në çatitë e shtëpuve, dritaret e ndërtesave dhe makinat.

Raportohen mbi 1.500 thirrje për ndihmë emergjente vetëm në shtetin e Victorias.

Ndonëse shirat kanë qënë të rrëmbyeshëm në formën e stuhive të forta, të paktën  banorët e këtij shteti mund ti kënaqen faktit që shiu ka ndihmuar edhe në shuarjen e pjesës më të madhe të zjarreve në pyje, edhe pse jo plotësisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë