Kryeministria Edi Rama ka reaguar lidhur me audiopërgjimin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila nënvizoi gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj me trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik.
Kreu i qeverisë ka dhënë qëndrimin e tij për këtë çështje, duke i kthyer përgjigje komentit të një qytetari, i cili vë theksin të gjuha e Veliajt, duke e konsideruar atë të papranueshme.
Nga ana e tij, Rama u shpreh se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat, sipas tij, nuk mund të merren për bazë askund.
Qytetari e pyet: Përshëndetje zoti Kryeministër audio përgjimi i Erion Veliajt dhe gjuha e kimunikimit që përdor ai a janë të pranueshme për Kryetarin më të madh të Bashkive të vendit?! Do ketë masë disiplinore për zotërin?! Pasi ai ka 1 miljon banorë që i paguajnë taksat dhe presin shërbim nga ai!!
Kryeministri Rama: Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj.