Barazim i hidhur per Realin e Madridit. Ne javën e 33 te kampionatit spanjoll skuadra e Zinedin Zidan nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 kundër Atletik Bilbao. Ishin te paret basket qe surprizuan kur ne minutën e 14 kaluan ne avantazh me Wiliams. Qe nga ky moment skuadra e Merenges e gjitha ne sulm, por duke hasur ne murin e kundërshtareve dhe sidomos te portierit Arrizabalaga ne nje mbrëmje te mire. Pjesa e dyte me tjetër marsh per madrilenet ne kërkim te portës se baskeve, ne te kundërt skuadra nga Bilbao tërësisht ne mbrojtje duke u përpjekur te thyente te gjitha sulmet. Per te barazuar shifrat mendoi futbollisti me ne forme i kësaj skuadre Ronaldo, i cili ne minutën e 87 devijoi me take nje gjuajtje te Luka Modric. Real vazhdon te mbaje vendin e trete ne renditje, tre pike me pak se Atletikos se Madridit qe ka nje ndeshje me shume per te zhvilluar.

 

Manchester United u mundua te linte prapa zhgënjimin me Uest Bromuic, nje humbje qe zyrtarizoi titullin kampion per Manchester City duke fituar 2-0 ne Bornemuth ne javën e 35 te premier leagues angleze. Djajtë e kuq shënuan nga nje gol per çdo pjese. Fillimisht Smolling zhbllokoi shifrat ne minutën e 28. Ndërsa i sapofuturi Lukaku ne minutën e 70 dyfishoi rezultatin, duke mbyllur gjithçka ne favor te skuadrës se Murinjos. Me kete fitore Manchester United u ngjit ne kuotën e 74 pikëve ne vend te dyte, 4 me shume se Liverpul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *