E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Atletico Madrid bën histori, fiton titullin kundrejt milionerëve të Real dhe Barcelona

Atletico Madrid e Diego Simeones bën histori dhe fiton titullin e 11 në historinë e La Liga-s.

Madrilenet fituan 2 me 1 në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Valladolid ( në pronësi të Ronaldo-Fenomenit) dhe siguruan matematikisht titullin, kundrejt kushërinjve të Real Madrid.

Për skuadrën e Zidane e kotë fitorja me përmbysje në fund kundër Villareal 2 me 1.

Festë e madhe tek  Los Colchoneros, të cilët në fakt gjatë 90 minutëshit të fundit u tremben jo pak kur në minutën e 18 pësuan gol me anë të Plano.

Reklamë

Pjesa e parë mbyllet kështu ndërsa në të dytën Atletico ecën me marsh të pestë.

Correa në fillim barazon dhe pak minuta më vonë është Suarez që përmbys gjithcka. Deri në fund asgjë nuk ndryshon dhe Simeone I jep titullin e dytë Atleticos në 10 vite qëndrimi tek kjo skuadër.

Në vend të dytë u rëndit Real Madrid, pastaj Barcelona dhe në fund Sevilja, të gjitha skuadra këto që do të marrin pjesë në champions.

Vazhdo të lexosh

Reklamë