E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Atentati në Vlorë, PD: Krimi godet përsëri, rendi dhe siguria nuk ekziston

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me atentatin e nodhur në Vlorë gjatë mesnatës.

 

Në një postim në “Facebook”, anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli deklaron se Vlora është kthyer në një serial krimi ku çdo javë ka një ngjarje të rëndë.

 

Reklamë

Sipas Kadillit, jeta e qytetarëve është vënë në rrezik ndërsa thekson se rendi dhe siguria nuk ekziston.

 

“Vlora serial krimi. Perseri krimi godet ne Vlore. Nje i vrare dhe nje i plagosur rende eshte perfundini i nje atentati ne mesnate.  Vrasje, te shtena ne mes te qytetit jane bere ngjarje e zakonshme ne Vlore. Nuk kalon nje jave pa pasur nje ngjarje te rende. Ngjarje qe kane rrezikuar dhe jeten e qytetareve te pafajshem. Rendi dhe siguria e qytetareve nuk ekzistojne ne qytetin ku KM eshte dhe deputet. Ndaj ne protesten e opozites binte ne sy nje baner i gjate me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora””

 

Lexo me shume ne linqet e mëposhtëm:

Vazhdo të lexosh

Reklamë