E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Eno Mata, grabitësi i kërkuar edhe për vrasjen e avokatit të njohur grek

Sotiraq Mëhilli humbi jetën si pasojë e një atentati të bërë në Vlorë gjatë mesnatës ndërsa mbeti I plagosur Eno Mata.

 

Në fshatin Bishan policia ka gjetur një automjet tip Benz duke u djegur si dhe dy kallashnikovë që dyshohet të kenë lidhje me atentatorët e Mëhillit dhe të Matës.

 

Edhe pse paraprakisht nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, mendohet se shënjestra e atentatit ka qenë Eno Mata.

 

32 vjeçari ka pasur një të kaluar kriminale në Greqi ku dhe njihej me emrin Aleksandro Mata.

 

Mata së bashku me shokun e tij Mikel Brahimaj akuzohen se në vitin 2017 kanë vrarë avokatin e njohur grek Mihalis Zafiropulos më Athinë.

 

Ai akuzohet gjithashtu edhe për një sërë vjedhjesh. Në vitin 2018 Mata ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës.

 

Po ashtu ai akuzohet edhe për vjedhjen e një filiali banke.

 

E ndërsa ishte në kërkim nga policia ai ishte arratisur nga Greqia dhe fshihej në Shqipëri ku ra pre e atentatit, por mbeti i plagosur rëndë. Dyshimet e para janë se atentati mund të jetë porosi nga Greqia.

 

 

Lexo me shume ne linkun e meposhtem:

Vazhdo të lexosh