Pas thirrjes së KLP për të nisur hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili mbeti i plagosur pas një atentati më 1 nëntor, Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje.

 

Në një deklaratë për shtyp, organi akzuës bën me dije se ka nisur verifikimin e fakteve të bëra publike ndaj prokurorit Ndoja prej ditës së martë.

 

“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.