Arrestohet Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë drejt makinës së shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe. I plagosur nga ky atentat mbeti edhe babai i Mentor Hasanajt.

Nuk është ende e qartë nëse i riu është vetëdorëzuar, apo nëse ishin forcat e policisë ato që bënë të mundur kapjen e tij .

Pavarësisht mbiemrit të njëjtë, autori nuk ka lidhje familjare me shënjestrën. I riu jeton në lagjen “Tepe” në Shkodër me nënën e tij, ndërsa i ati është emigrant.

Më herët, babai i tij ka qenë oficer kufiri dhe dyshimet e autoriteteve janë që edhe ngjarja të ketë lidhje me një konflikt të hershëm mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *