E shtunë, 3 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentati në Kamëz/ Viktima, shok i Erigers Mihasit që u ekzekutua në Astir

Vrasja e 30-vjeçarit Can Kariçi dyshohet të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir, ngjarje e ndodhur më 13 nëntor. Kjo pasi viktima kishte njohje me Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje.

 

Reklamë

Kariçi, i lindur në Dibër dhe banues në Bathore, u gjet i vrarë brenda një automjeti  në rrugën “Nikoll Vatnikaj” në Kodër Kamëz.

 

30-vjeçari ka  qenë me precedent penal. Sipas burimeve, në shkurt të këtij viti ishte ndaluar nga forcat speciale “RENEA” për vjedhje targash. Në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera.

Më shumë video

Reklamë