Policia e Lezhës shoqeroi disa persona për plagosjen e biznesmenit 42-vjeçar, Aleksandër Deda. Ata janë marrë në pyetje hetuesit, pasi mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

 

Mësohet se Aleksandër Deda, pavarësisht se mbeti i plagosur, arriti të drejtonte mjetin e tij deri në spitalin e Lezhës, ku u paraqit për mjekim.

 

Gjatë kësaj kohe, 42-vjeçari ka telefonuar familjarët, të cilëve u rrëfeu ngjarjen ndërsa ishte ndjekur nga atentatorët për disa kilometra.

 

Ndërkohë mjeti tip “Audi” që u gjet i djegur rreth 5 kilometra nga vendngjara rezulton i vjedhur në Lushnje, ndërsa brenda tij hetuesit kanë gjetur dhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë atentatit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *