Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

Rusia godet një anije mallrash në Detin e Zi,...

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e...

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se ka mbyllur...

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë më kokë...

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt...

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”,...

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare u vjen...

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri...

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën...

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Reagon SPAK: Ja rolet dhe akuzat për personat e arrestuar

20 Janar 14:25

Prokuroria e Posçame ka identifikuar paraprakisht dy autorët në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.

 

Në një njoftim për media, SPAK bën me dije se Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme.

 

Ndërkohë që SPAK ka shpjeguar dhe rolet e akuzat për personat që u arrestuan në lidhje me këtë ngjarje.

 

Njoftimi i plotë:

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (mbi bazën e akteve të dërguara për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), ka regjistruar procedimin penal Nr.184/2019, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1, 2; 134/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

 

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

 

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

 

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

 

Në kuadër të hetimeve intensive të pandërprera, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, e më konkretisht i shtetasve: P. D., J. M. dhe A. SH, si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen për ngjarjen e datës 01.11.2019), ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

 

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa subjekteve të tjerë, të cilët kanë kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave subjektet e dyshuar kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

 

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., E. S.,  J. M. A. SH., R. RR. etj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi).

 

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., J. M., B. H., G. N. (alias K. N. dhe E. N.), R. RR., Ariol HALILAJ, J. P. dhe M. D, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N dhe A.L, G.M dhe A.M, sipas episodeve respektive (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

 

Pas kryejes së shumë veprime hetimore me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për disa persona nën hetim si dhe ka lejuar kontrollin e 10 ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Krujë).

 

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar 5 masa sigurimi personal për personat nën hetim: B.H., G.N., M.D., E.S., J.P.

 

Janë shpallur në kërkim shtetasit P.D., J.M., A.SH. (alias D. Sh) dhe R. RR., dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja për kapjen dhe ekstradimin e tyre.

 

Ky hetim ka bërë të mundur që të evidentojë rolin e secilit prej të hetuarve në kryerjen e veprave penale, organizatorit, ekzekutorit, ndihmësit etj.

 

Hetimet e këtij procedimi penal janë drejtuar nga 2 prokurorët e çështjes dhe veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit dhe administrimin e disa prej akteve nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
arjan ndoji redjan rraja SPAK

Nga e njëjta kategori

Denis Çumani

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas 5 muajsh dy kushërinjtë

më shumë...

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në Lushnjë, e moshuara ndërron jetë

më shumë...

“Partizani”, Ylli Pango dhe Jamarbër Malltezi paraqiten në GJKKO

më shumë...

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes përfaqësuesve të kompanisë MABCO, nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

Denis Çumani
11:06

Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë,...

10:49

I riu me motoçikletë përplas 71-vjeçaren në...

10:43

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer jep dorëheqjen

10:29

Rusia godet një anije mallrash në Detin...

10:26

“Partizani”, Ylli Pango dhe Jamarbër Malltezi paraqiten...

10:19

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në...

10:14

Aksidenti tragjik në Gjermani, dy vajzat shqiptare...

10:05

Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes...

9:52

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, Irani thotë se...

9:27

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë...

9:15

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy...

8:57

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një...

8:29

Temperatura deri në 36 gradë celcius, parashikimi...

8:17

“Disa sekrete mund të dalin në dritë”,...

11:12

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar...

11:05

Velipojë/ Pësuan avari në det, Policia Kufitare...

10:05

“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në...

9:39

Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën...

9:19

Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e...

8:32

Ligji, do tatohet gjithçka, por kur do...

Më të klikuarat

  • Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja...
  • E rëndë, 11-vjeçari nga Tirana mbytet në Durrës
  • Aksident fatal në aksin e vjetër Fushë-Kruj-Laç, humb jetën...
  • Yjet premtojnë: Përmirësim i madh financiar për 4 shenja Hor...
  • Historike në Britani, Mbreti Charles bëhet monarku i parë mo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.