E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Video · Kronikë

Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt/ 27 vjeçari kishte armë me vete

Zbardhen detaje të reja nga ngajrja që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

 

Reklamë

Mësohet se në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari u gjet edhe një armë zjarri. Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez.

 

Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, në anën e shoferit, çfarë ka rezultuar fatal për 27-vjeçarin.

 

Ndërkohë, hetuesit po punojnë për gjurmimin përmes kamerave të sigurisë të lëvizjeve që ka kryer viktima me automjetin e tij, për të zbuluar në çfarë vendi është instaluar lënda plasëse.

Më shumë video

Reklamë