Subscribe

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol që tronditi mbrëmjen e të enjtes zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

 

Shënjestra e atentatit nuk dihet ende, nëse ishte prokurori Arjan Muça apo bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentiana Muça. Grupi hetimor i ka marrë dëshminë prokurorit, i cili ka mohuar të ketë konflikte me njeri, njofton “Vizion Plus”.

 

Mësohet se ai ka deklaruar se mjeti tip “Benz” që ju vendos lënda plasëse është në pronësi të tij dhe se prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare.

 

Arjan Muça pretendon se ky sulm lidhet me detyrën e tij. Pas ngjarjes, policia ka marrë në mbrojtje familjen e prokurorit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *