E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

ATENTATI/ E spiunoi “peqinsi”, si u ekzekutua Klevis Kapllani, dalin SMS-të sekrete: Pse s’po del në lajme?!

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i afërm i Mikael Qosjes (Kamamit) e ka tërbuar këtë të fundit duke nisur planin për hakmarrje. Ramazani u vra në 20 korrik 2020 pranë shtëpisë së tij, dhe shtatë ditë më pas u vra edhe Regis Runaj, shok i tij.

Sipas dosjes se SPAK, Ramazani ishte pjesë e grupit të Çopjave dhe kishtë marrë pjesë në rolin e vëzhguesit në ekzekutimin e trefishtë të Indrit Alibejt; Erdal Durunayt dhe Arben Dylgjerit në 29 dhjetor 2018.

Reklamë

Fill pas këtij ekzekutimi, Erion Alibej nis hetimet e tij për të zbuluar vrasësit e vëllait dhe xhaxhait duke zbuluar porositësit, si edhe ekzekutorët dhe më pas nis hakmarrjen ndaj tyre. Ekzekutimi i Ramazanit duket se ishte në këtë linjë të hakmarrjes, por ndërkohë që grupet kishin një përplasje të madh mes tyre, brenda kësaj sage hakmarrjeje po luhej edhe një episod tjetër, siç ishte hakmarrja e Mikael Qoses për “Dajen” siç e thërriste ai Ramazanin.

Në një komunikim në SKY me Eljo Bitrin, Qosja thotë se ofron deri në 1 milion euro për vrasjen e Klevis Kapllanit nga Sinaballaj pasi sipas tij, “ai ishte një ndër personat që kishin vrarë Ilin”.

Më pas, Bitri bën planin nën mbështetjen financiare të Qoses duke u kthyer nga Greqia në fillim të shtatorit 2020.

Spiuni

Qosja i gjen Bitrit armët dhe një motor me të cilin do të largohet pas kryerjes së vrasjes, ndërkohë që grupi mes veti thotë përmes SKY “se ky (Klevis Kapllani) nuk e ka kuptuar që është zbuluar dhe lëviz i pambrojtur”.

Grupi i vrasësve nis vëzhgimin dhe marrjen e informacionit për Klevis Kapllanin që në mes të gushtit 2020, duke lënë të kuptohet se Mikael Qosja e ka mësuar në kohë rekord se kush ka qenë një ndër personazhet që sipas tij vrau Ramazanin.

Bitri ndërkohë gjen një informator, të cilin ata e thërrasin “peqinsi”, sipas SPAK, banor i fshatit Sinaballaj ku jetonte Klevis Kapllani, i cili informon grupin për lëvizjet e objektivit. “Peqinsi” i nis grupit të vrasësve targën e makinës së Klevis Kapllanit dhe lëvizjet e tij.

Klevis Kapllani u vra në 15 shtator 2020, dhe trupi u gjet brenda makinës në orët e para të mëngjesit.

Vrasja

Sipas dosjes se SPAK, vrasja e Klevis Kapllanit u bë nga Eljo Bitri dhe u paguan 500 000 euro. Një pjesë të këtyre parave, Bitri ua dha bashkëpunëtorëve, të cilët I gënjeu duke thënë se “mora 150 000 euro”, me frikën se nëse u thoshtë të vërtetën “ata nuk vinin në punë të tjera”.

Pasi pa dritat e makinës së Kapllanit, Bitri zuri rrugën me disa ferra për të mundësuar ngadalësimin e makinës dhe më pas i doli para duke qëlluar disa herë me një armë automatike tip “Tomson”. Në komunikimet mes grupit të vrasësve, Bitri shprehej se “ia mbusha trupin me 15 plumba”.

Teksa po qëllonte ndaj Kapllanit, Bitri humb pistoletën që kishte me vete.

Bitri ishte pozicionuar pak metra larg shtëpisë së Klevis Kapllanit duke pritur ardhjen e tij me makinë, ndërkohë që një bashkëpunëtor i Bitrit po priste me një motor disa metra më tej për ta marrë dhe larguar prej aty.

Pas vrasjes dhe largimit me motor, Bitri u largua nga zona me një makië prej “Fred Qerosit”, një personazh që sipas komunikimeve të grupit, “kishte një servis makinash në afërsi të Metalurgjisë”.

Ndërkohë, sipas komunikimeve të SKY, Bitri i shkruan Mikaeal Qoses menjëherë pas vrasjes “ e kryeva vlla” duke i nisur edhe foton e një makine me drita ndezur, që prokurorët dyshojnë se është makina e Klevis Kapllanit.

Vrasja ndodhi në orët e vona të natës dhe pas informimit nga Bitri, Mikeal Qosja po priste që lajmi të dilte në media, por gjithçka u mor vesh në mëngjes. Në komunikimet mes tyre, Qosja dhe Bitri shprehen: “Pse nuk ka dalë ende ne lajme?”. – “Unë ndejta deri në mëngjes duke parë lajmet”.

Klevis Kapllani u gjet i vdekur në orën 5:30 nga banorët e zonës dhe familjarët.

Disa ditë më pas, sipas dosjes së SPAK, Mikeal Qosja flet me vëllanë e tij përmes aplikacionit SKY duke i thënë se kishte marrë hakun e “dajes”, pra të Emiljano Ramazanit.

Po fliste me Nuredin Dumanin

Vrasja e Klevis Kapllanit në muajin Shtator 2020 në Rrogozhinë, është kryer në momentin teksa 33-vjeçari po fliste në aplikacionin “SKY” me të kërkuarin e asaj kohe, Nuredin Dumani. Pikërisht në momentin kur është vrarë, Kapllani po shkonte deri në shtëpi, pasi Dumani e kishte urdhëruar t’i mbante një makinë në banesë, makinë të cilën po e çonin në Sinaballaj të Rrogozhinës, Enver Diva dhe Besian Xhixha.

Makina do përdorej për të goditur në atentat Dine Çamin dhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

“…shkova aty dhe e pash nga larg që Klevisi ishte vrarë, nuk doja ta besoja se ishte vrarë, sepse në kokën time mendoja se ai ishte personi i fundit që do ta vrisnin për të më dëmtuar mua, pasi ai nuk ka qenë i implikuar në ngjarjet që ne kemi marrë pjesë, përveç dërgimit të armës te servisi i Manahasëve”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë