E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat vëllait të “të fortit”, qytetari u qëllua kur doli nga xhamia në Bulqizë, u shpëtoi plumbave

Të shtëna me armë zjarri janë regjitruar pasditen e kësaj të premteje në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambjentet e xhamisë.

Reklamë

Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi Luan Tërnova.

Ky i fundit mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.

Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori.

Luan tërnova është vëllai i Fadil Tërnovës i shpallur në kërkim për disa vepra penale si “Përndjekje”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ , “Shkatërrim i pronës’’.“Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngim për dhënie pasurie” etj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë