Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si rrjedhojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tepelenë.

 

Vizion Plus mëson se viktima dhe personi I plagosur janë vëllezër. Ata janë identifikuar si Artur Bresha dhe Artan Bresha.

 

Sipas informacioneve paraprake atentatorët kanë hapur zjarr fillimisht mbi Artur Breshën, duke e lënë të vdekur dhe më pas kanë shkuar në një supermarket ku qëndronte vëllai I tij dhe e kanë qëlluar dhe atë.

 

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *