E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Atentat me bombë në Mal të Zi, vriten dy anëtarë të grupit kriminal “Skaljari”, tre të plagosur (PAMJET)

Mal i Zi – Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas një atentati me bombë jo shumë larg Qendrës Sportive, njofton Drejtoria e Policisë.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Škaljari.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend. Sipas një burimi nga kreu i Drejtorisë së Policisë, i dyti është dërguar në spital ku ka humbur jetën.

Reklamë

Shpërthimi ndodhi në orën 09:10.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarjeje, punonjësit e administratës policore në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit, janë duke ndërmarrë masa dhe aksione intensive dhe publiku do të njoftohet për rrjedhën e hetimeve dhe rezultatin”, njofton zyrtarisht Policia.

Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë