E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Atalanta spektakël përballë Veronës, Gjimshiti ndër më të mirët! Nota me të cilën u vlerësua

Atalanta nuk është dorëzuar aspak në garën për titullin kampion në Itali. Skuadra bergamaske ka arritur të fundosë ekipin e Veronës në transfertë me rezultatin e thellë 5-0.

Në këtë fitore të skuadrës zikaltër mori pjesë dhe Berat Gjimshiti, i cili asistoi në njërin prej katër golave të shënuar nga Retegui. Gjithashtu, mbrojtësi shqiptar u vlerësua si më i miri në treshen e mbrojtjes së Atalantës, me notën 8.

Kjo fitore e pozicionon skuadrën e Atalantës në vendin e tretë të Serie A me 50 pikë të grumbulluara, një më pak se Interi dhe katër pikë larg Napolit. Këto dy të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë