Takimi mes përfaqësuesve të UÇK-së  dhe kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret.

 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, i ka kërkuar kreut të qeverisë përfshirjen e invalidëve  dhe familjeve të dëshmorëve në rritjen e pagave.

 

Ai tha se protestat do te vazhdojne deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

 

 

Ndërkohë nga zyra e kryeministrisë kanë bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe pastrimi i listave të veteranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *