Subscribe

Asnjë qytetar shqiptar i pajisur me pasaporte biometrike nuk është lejuar të kalojë nga Shqipëria drejt Greqisë, këtë të mërkurë përmes pikes kufitare të Kapshticës.

Ky ka qene vendimi i palës greke e cila i ka kërkuar palës shqiptare të mos lejojë kalimin e shtetasve që nuk kane dokumenta greke apo leje qendrimi në Greqi si dhe arsye shendetësore apo leje pune.

Në kushte te tilla qytetaret shqiptare janë detyruar të qëndrojne në pritje në tokën shqiptare, me shpresën e një urdhëri të ri. Disa prej tyre shprehen se kanë ardhur në doganë pasi kanë dëgjuar vendimin për hapjen e kufijve më 1 korrik dhe lehtesimin e kushteve të kalimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndryshe ka ndodhur me shtetasit të cilet kanë dokumenta qëndrimi në shtetin grek të cilet kanë vijuar qarkullimin e tyre pa u penguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *