Subscribe

Hetimet per rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë drejt fundit, pasi policia, nuk ka arritur të sigurojë asnjë provë, ndërkohë që Prokuroria e ka të pamundur vazhdimin e tyre. Dosja penale nuk ka prova të mjaftueshme, ndërkohë që ajo i është rikthyer policisë për të tjera hetime mbi aktivitetin financiar të Çollakut. Mësohet se policia po heton dhe mbi transferuat e parave të kryera nga 33-vjeçari, i cili u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në Durrës dhe u gjet i pajetë një ditë më pas në fshatin Murqinë të Fushë Krujës.
Edhe pse mjaft e vështirë hetuesit kanë marrë shkas nga jeta luksoze e Çollakut. Sipas policisë, brenda 1 viti, 33-vjeçari kishte ndërruar dy automjete, ndërkohë që sipas ekspertëve, ai nuk justifikonte të ardhurat. Dyshimet e policisë vërtetohen më shumë, kjo dhe pas blerjes së një skafi. Për ngjarjen u shoqëruan mbi 75 persona, ndërkohë që ende, nuk ka asnjë të dyshuar për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e të riut nga Durrësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *