E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asnjë humbje jete sot nga COVID, por rriten ndjeshëm infektimet

Rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit, nga rreth 4500 testime, 65 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

 

Aktualisht, aktivë me COVID janë 463 pacientë në të gjithë vendin. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, janë shëruar 35 qytetarë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             175

Elbasan           64

Vlorë               43

Shkodër          40

Lezhë              34

Kukës              29

Fier                  27

Berat               23

Durrës             11

Korçë               11

Gjirokastër         6

Vazhdo të lexosh

Reklamë