Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,132 testime dhe kanë rezultuar pozitive 73 qytetarë, dhe asnjë humbje jete. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.

 

Janë 411 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (28 Prill 2022)

Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,132

 

Testime totale 1,804,298
Raste pozitive 275,002
Raste të shëruara 271,095
Raste Aktive 411
Humbje jete 3,496

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 252
Fier 63
Vlorë 38
Korçë 12
Gjirokastër 12
Shkodër 9
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *