E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Asnjë gjurmë nga vrasësit e ish drejtorit të policisë Atan Cuku

Pavarësisht kërkimeve dhe patrullave të shumta nga ana e Policisë së Tiranës, nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve që vranë me armë zjarrë ish drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cuku.

 

Vrasja ndodhi mbrëmjen e të shtunës në hyrjen e pallatit në rrugën e Kosovarëve fare pranë liqenit artificial ku dy persona të armatosur qëlluan 4 herë për vdekje ish drejtuesin e lartë të policisë.

 

Reklamë

Ky eshte momenti i fiksuar nga kamerat pak minuta pas vrasjes se ish drejtorit Cuku.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Atentatorët të ndihmuar dhe nga errësira mundën të largohen me një motor. Për drejtorin e policisë së Tiranës Ervin Hodaj është ende herët për të folur për krimin e rëndë  ndërsa po hetohet pista e hakmarrjes.

 

Ndonëse pistat janë të shumta policia është fokusuar në 1 episod i cili mund të cojë në zbardhjen e ekzekutimit të 42 vjecarit.

 

Bëhet fjalë për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005. I shoqëruari në polici Agim Daka kreu vetëvrasje në zyrën e Artan Cukut në atë kohë shef i komisariatit nr 4 në Tiranë.

 

Ende nuk dihet nëse ekzekutimi të ketë lidhje me vetëvrasjen  ne ambientet e komisariatit, por policia pritet të marrë në pyetje vëllain e Dakës. Atë kohë u tha se viktima kishte pasur probleme mendore dhe akuzohej si shkaktar i vdekjes së bashkëshortes së tij Mira Daka e cila u gjet e helmuarnga të afërmit në banesë. Por veç kësaj vëllai i Agimit, Bujar Daka person me precedentë penalë akuzonte Cukun si shkaktar të vetëvrasjes së të vëllait. Sipas tij sjellja e shefit të komisariatit duke keqtrajtuar të shoqëruarin bënë që ai të kryente vetëvrasje.

 

Nga ana tjetër policia po heton dhe pistën e ekzekutimit për shkak të detyrës. Artan Cuku ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013 por ka shërbyer dhe si nëndrejtor për krimet e rënda në Tiranë. Ai u lirua në vitin 2014.

Vazhdo të lexosh

Reklamë