Subscribe

“Po e nis me një selfi se kam iluzionin që selfi, fotografia, do ta kujtoj e do ta ruaj, do ta përjetësoj këtë moment mahnitës”, u shpreh Basha në nisje të takimit që organizoni në Shkodër në mbështetje të kandidatit Xhemal Bushati. Edhe pse PD sot është e përçarë, Basha është shprehur i bindur se kandidati Bushati do të fitojë në 6 mars.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Unë jam i bindur se Shkodra do të votojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, sepse siç iu thashë, shkodranët që nuk i gënjeu dot as Enver Hoxha, nuk i gënjen dot askush tjetër me asnjë marifet.”

 

Në fjalën e tij para shkodranëve, Basha nuk e përmendi në asnjë rast emrin e Sali Berishës dhe kandidatit Bardh Spahia. Por ai u bëri thirrje shkodranëve të votojnë kundër modelit Rama-Doshi.

 

“A doni një Shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? Doni një kryebashkiak, i cili vendos në bashkinë e Shkodrës, modelin e Edi Ramës dhe Tom Doshit? A doni një kryebashkiak, i cili ta vendosë Shkodrën në funksion të agjendave personale dhe pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Nuk iu dëgjoj! Edhe njëherë! Atëherë votoni partinë demokratike!”

 

Sipas Bashës, vota për Xhemal Bushatin është votë kundër korrupsionit të qeverisë Rama.

 

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ka vetëm një rrugë që shkodranët mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, modelin e inceneratorëve, modelin e korrupsionit që shkatërron ekonominë, vret shpresën dhe zbraz Shkodrën e Shqipërinë nga rinia drita e syrit tonë. Ka vetëm një mënyrë, vota për Xhemal Bushatin.”

 

Në zgjedhjet e vitit 2019 kandidati socialist Valdrin Pjetri dha dorëheqjen para se të merrte detyrën për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizmit. Nga ai moment në detyrë vazhdoi të qëndrojë Voltana Ademi deri në 6 mars, kur qytetarët e Shkodrës të zgjedhin kreun e ri të bashkisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *