E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Ashpërsohet lufta politike, Gjekmarkaj: Qëndrimi i opozitës i nxituar, qeveria të reflektojë

Mjedisi politik në Tiranë vijon të mbetet me temperature të nxehta të përplasjes mes Qeverisë dhe opozitës. Kjo e fundit duke filluar me bojkotin e parlamentit, opozita këmbëngul në denoncimin e atyre që i quan skandale. Çështja për nofkën Babale babale po mban të mbërthyer dhëmbë për dhëmbë të dyja kampet.

 

Qeveria po vijon të mbajë lart në axhendë aksionin për ashpërsimin ligjor  për shpifjen e politikanëve. Konfliktualiteti i Tiranës u zbras me bujë dhe në Bruksel ku përfaqësues të opozitës u larguan nga takimi dy palësh Shqipëri-Be, në shenjë proteste ndaj numrit dy të PS-së Taulant Balla.

 

Reklamë

I ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, Agron Gjekmarkaj për të folur më shumë rreth këtyre zhvillimeve në vendin tonë.

 

Opozita prej muajsh e ka vënë në qendër Ballën, disa e quajtën ngjarjen e Brukselit të turpshme ju si e keni parë?

Për hir të vërtetës të mos gaboj opozita i ka kërkuar Edi Ramës i ka kërkuar dhe kryeparlamentarit Ruçi, që derisa të sqarohet pozicioni i Taulant Ballës në lidhje me akuzat që po ndryshojnë si altileri kohët e fundit, që të mos ishte ne delegacionin që përfaqësonte Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Mbase duhet të kishin qenë pak më ildulgjent ndaj kësaj kërkese e cila, edhe pse mund të jetë një kërkesë politike dhe për qëllime instrumentalizimi politik, përderisa akuzat janë të shumta ndaj Ballës, unë nuk po them se ai mund të jetë fajtor por akuzat që i bëhen janë të shumta mund të kishte një hap mbrapa përkohësisht për të hequr le të themi çdo mundësi konflikti në sy të botës. Sigurisht unë e quaj pak të nxituar qëndrimin e opozitës pikërisht në parlament, mund të tejkalohej si moment me qetësi, por mendoj se mund të reflektuar më shumë qeveria dhe kryeparlamentari nga kërkesa që opozita ka bërë.

 

Praktikisht kemi dy taktika ndaj njëra-tjetrës opozita me denoncime të atyre që e quan skandale qeveritare dhe qeveria me padi në Gjykata për shpifje. Si ju duket ky ballafaqim?

 

Kjo tregon se temperatuarat në fakt janë ndezur, unë po e filloj nga e dyta te paditë në gjykatë ku mendoj se është një taktikë jo e mirë nga ana e qeverisë  për ta nxjerrë atë në dritë është një përpjekje disi për ta shantazhuar fjalën e lire dhe për ta ulur ritmin e denoncimeve për ti frikësuar njerëzit në gjykatë, prokurori etj, kjo është shenjë e keqe për lirinë e fjalës në Shqipëri. Ka patur një standart që u vendos në vtin 2005 ku hierarkët e shtetit nuk çonin në gjyq gazetarët, mediat dhe televizionet por thjesht i përgënjeshtronin, por duket se Rdi Rama është  lodhur me këtë traditë.

 

Kur jemi të liria e fjalës sot në fakt përfundundonte një afat që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike kishte vendosur për 44 portale, të cilët duhet të njoftonin në faqet e tyre NIPT-in, të siguronin që ishin të regjistruar dhe në rregull me ligjin, por duket se ky paralajmërim ka rënë tashmë nuk pati ndonjë lajm nga autoritetet në Tiranë. A keni një opinion për këtë qëllim?

Mendoj se qeveria ka bërë një gabim, duke e tensionuar situatën rreth portaleve ka bërë mirë që ka heshtur sot, sot ka reaguar dhe OSBE-ja kjo tregon qoftë faktorë të brenshëm që e shohin me shqetësim një sillje të tillë të qeverisë qoftë dhe faktorqë të jashtëm që përzihen në punë tonë, në momentin kur ne kemi nevojë për to, thonë se ky është një gabim i qeverisë, më shumë se një gabim është një shantazh ndaj fjalës së lirë.

 

Gjekmarkaj opozita nuk duket se ka pasur një qëndrim zyrtar lidhur me polemikat për mbylljen e lojrave të fatit, përveç liderit historik Berisha që vijon denoncimin e tij individual duke aluduar se kemi të bëjmë me përpjekjet për të krijuar një monopol më vonë. Si shpjegohet që nuk ka një qëndrim zyrtar nga selia e PD-së?

Me sa shohim kjo e llotove dhe ebasteve ndoshta është dhe një përpjekje tjetër e Kryeministrit për ta sportuar pak frontin e sulmeve  të cilat janë përqëndruar tashmë mbi Babalen dhe Xhisielën, që janë dy ngjarje të mëdha me të cilat hapen gazetat dhe portalet, dhe lajmet në edicionet e darkës. Mesa duket opozita ende nuk ka formuluar një qëndrim po përtej asaj çfarë mendon opozita mendoj që këtu ka shumë diskutim, sidomos mbyllja e llotove, pasi çdo vend I ka llotot thjesht do të duheshin disiplinuar, pasi Shqipëria ka një karburant ngjitur me një tjetër një bar ngjitur me një tjetër një farmaci me një tjetër, pra duhet të rregullohen distancat në raport me  numrin e popullsisë.

 

Me këto përplasje me akuza dhe sulme pothuajse identike nga të dyja palët të paktën prej disa javësh, a nuk mendon se ulet besueshmëria te publiku për politikanët, kur dëgjojnë këto akuza identike?

Publiku është në hall të madh, nuk ka pikë besimi te politikanët pavarësisht se është në një rreth vicioz dhe brenda një sistemi ku është i detyruar ti besojë ose më saktë të votojë njehere njerën palë njeherë tjetërn por në thelb nëse ulesh me këdo besimi te politikanët është zero.

 

Po çfarë bëjnë me këtë politikanët atëherë, çfarë bëjme ne këtu?

Ne ktu jemi thjesht të detyruar ti analizojmë dhe shpresojmë, se shpresa vdes e fundit por besimi në politikën në Shqipëri ka rënë përtokë dhe mendoj se politika e meriton këtë mungesë rrespekti nga publiku ndaj saj.

 

Kryeministri shpesh në public shprehet i sigurt se sondazhet e opinionit flasin në favor të qeverisë dhe të partisë që ai drejton. Mendoni se opozita  nuk merret me sondazhet as nuk tregon se ka bërë sondazhe as nuk i kundërpërgjigjet këtij sulmi mendoni se vërtet sondazhet nuk i buzëqeshin opozitës?

Unë mendoj se kryeministri vërtet merret me sondazhe dhe nuk merret me kauza nuk merret me njerëz cilësor këtë e tregon mënyra se si e ka ndërtuar sistemin e vet politik, dhe mënyra se si e kontrollon dhe i merr votat në Shqipëri, ky sondazh është thjesht një dekulturim i politikës.

Më shumë intervista

Reklamë