Nga kjo e hënë, në pikën kufitare të Kakavijës ka nisur kufizimi i lëvizjes drejt shtetit fqinj të Greqisë.

 

Nga 750 që ka qenë numri i lejuar, do kalojnë vetëm 450 persona në ditë, ndërsa do jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, raporton Vizion Plus.

 

Ndërkohë, sipas rregullave të reja, lëvizja në këtë doganë do të bëhet nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

 

Edhe shoferët e kamionëve për të kaluar kufirin duhet të jenë të pajisur me përgjigjen negative të testit të shpejtë.

 

Masat antiCovid të vendosura nga autoritetet greke do të jenë në fuqi deri në datë 15 mars.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *