E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

Asgjësohen mbi 500 bimë narkotike në zonat pyjore të Lezhës

Policia e Lezhës ka asgjësuar 500 bimë narkotike gjatë kontrolleve për parandalimin e kanabizimit të zonave pyjore në këtë qark.

 

Raportohet se bimët narkotike janë gjetur gjatë kontrolleve me dronë në fshatin Kashnjet të Lezhës.

 

Reklamë

Ndërkohë lidhur me 500 bimët narkotike të asgjësuara nuk ka ende një autor të dyshuar nga uniformat blu.

 

Më herët në total gjatë këtij operacioni policor antikanabis janë asgjësuar në total mbi 16 mijë bimë narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë