Subscribe

Mbi 17 mijë rrënjë hashashi u asgjësuan në Ersekë gjatë një operacioni sekret të prokurorisë së Korçës e shërbimit të kontrollit të brendshëm në polici. Bima ishte mbjellë prej disa muajsh, ndërsa operacioni u bë pa dijeninë e forcave të policisë, pasi Prokuroria dyshon për bashkëpunim të policisë vendore me trafikantët e për këtë arsye kanë nisur një procedim penal. Plantacionet me kanabis u zbuluan në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit. Kultivuesit ishin kujdesur të fshihnin hashashin, duke e mbjellë në një zonë të pyllëzuar ndërsa kishin instaluar edhe sistem vaditje. Tre persona janë shpallur në kërkim, të cilët dyshohet se edhe kanë lidhje me efektivë të policisë së zonës. Kjo është hera e parë që ndërmerret një aksion i tillë antikanabis, pas dyshimeve se policia lokale mund të jetë e lidhur me trafikantët e drogës. Ndërkohë në Sarandë, Shkodër, Tepelenë dhe Lezhë, janë asgjësuar në total 9467 rrënjë. Policia ka vënë në pranga për kultivim të hashashit 1 person dhe po punohet për identifikimin e kultivuesve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *