Policia e Shkodrës vijon kontrollet antikanabis në kuadër të operacionit “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve instensive në të gjithë territorin e qarkut janë gjetur dhe asgjësuar 6201 fidanë të dyshuar kanabis.

Një person ka rënë në pranga.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Marjan Livadhi, 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Po në vijim të  kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *