Subscribe

Buxheti i vitit 2025 ka qenë tema e debatit këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Për Këshilltarin për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ky buxhet nuk prodhon asgjë përveç propagandës.

Sipas tij edhe pse është buxheti më i madh me vlerë 8.2 miliardë euro, asgjë nuk shkon në xhepat e qytetarëve. Ai tha se të gjitha shtresat në nevojë edhe vitin e ardhshëm do të hanë vetëm propagandën, pasi nuk do të përfitojnë rritje në xhepat e tyre.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Rezervat më të mëdha të opozitës për këtë projektbuxhet?

Teliti: Projektbuxheti është akti kryesor i një qeverie, shprehja në shifra, në vlera financimi të qëllimeve të qeverisë. Në fund të ditës buxheti është instrument, objektivi është mirëqenia e qytetarëve. Objektivi është a do të jemi më mirë? A do të jetë sipërmarrja më konkuruese, pra si do jemi ne? Qeveria shprehet se është buxheti më i amdh, nga furnizohet? Nga dy burime, njëra janë taksat që janë 7.6 miliardë euro që do i paguajmë ne qytetarët, pjea tjetër është defiçit, që është përsëri borxhi ynë. Pra 8.2 miliardë euro janë paratë tona. Kur ti thua buxheti më i madh do të thotë që ti do marrësh më shumë para, por si do mi kthesh ti këto para mbrapsh. Do ti arrijë qeveria këto objektiva. Lajmi më i mirë është se nuk do kemi taksa shtesë. Por në 11 vite siç ka qenë biznesi shqiptar mbetet sërish me taksat më të alrta në rajon. Biznesi ka vuajtur konkurencë jo të ndershme, njësoj do ta vuajnë. Siç kemi patur edhe prodhuesit e mëdhenj që kanë falimentuar prej euros që është shfuqizuar. Nuk ka paketë ndihmëse për vitijn aktual, nuk ka paketë ndihmëse as për vitin tjetër. Pra çfarë i bën sipërmarrjes?

Borakaj: Pensionistët?

Teliti: Tre janë kategoritë e varfra, pensionistët, ndihma ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara. Këta do marrin të njëjtët lekë, ndërsa inflacioni do t’i gërryej dhe vitin tjetër. Pensionistët do të kenë indeksim vetëm në nëtor të viti të ardhshëm.

Borakaj: Nuk do të ketë rritje?

Teliti: Këta do kenë vetëm indeksim. Prandaj kur lexon EUROSTAT-in që thotë pjesa më e amdhe e shqiptarëve janë të varfër, se ti ke 800 mijë pensionistë. Në vitin 2025 rritja e pagave është zero. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *