E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh Asamblenë të shtunën, në fokus protestat e të rinjve dhe përgatitja për zgjedhjet lokale

Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Asamblenë Kombëtare.

Mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe do të zhvillohet në orën 10:00 në zonën e Gjirit të Lalzit, teksa pritet të diskutohen një sërë çështjesh.

Fokusi pritet të jetë te protestat që kanë përfshirë vendin tashmë prej javësh, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e adresimit të pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Gjithashtu kjo Asamble pritet të diskutojë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, me socialistët që tashmë kanë mbledhur strukturat për takime me qytetarët.

Nuk dihet nëse Rama do të bëje ndryshime në kabinet

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.