Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar debatin e bërë midis opozitës dhe qeverisë.

 

Braçe ka folur edhe lidhur me çmimet e karburanteve të vendosura nga Bordi i Transparencës si edhe çmimet e ushqimeve bazë.

 

“Rrugët janë bërë të vështira për ta sjellë naftën. Por vazhdoj të insistoj sot se nëse në treg ka stacione pompimi që po shesin me çmim më të lirë naftën, sesa çmimi që ka vendosur Bordi, që është tavani i sipërm, padiskutim që një detyrë është themelore, të mbrojmë këtë konkurrencë. Pikat e bardha do të jenë shumë shpejt në agresion. Është shumë e rëndësishme për tu mbrojtur kjo kategori që po konkurron në treg. Por ama sjell në vëmendje edhe faktin tjetër që e kam bërë llogari këtu në Kuvend që nisur nga llogaritë e bëra në pikat e pompimit, nisur nga pikat e bardha, nga marzhi i fitimit, çmimi që miraton bordi duhet riparë sa më parë të jetë e mundur”, tha Braçe.

 

Sipas Braçes bordi nuk është as fashist e as komunist, por duhet që të mbrojë qytetarin, teksa nuk e mohoi se ka pasur abuzime me rritjen e çmimeve.

 

“Bordi, ky që po diskutojmë sot me akt normative por edhe bordi tjetër që merret me çmimin e karburanteve janë instrumente të mbështetura në ligj. As fashiste dhe as komuniste. Bordi nuk rrit çmimet, ka vetëm një qëllim të mbrojë qytetarin nga abuzimet. Ka raste që e ka bërë dhe ka raste që do i tregoj që nuk e ka bërë. I kërkoj qeverisë publikisht të aprovojë garancinë sovrane por është nevojë jetike tani për shkak të përdorimit të drithit si armë atje në fushë të betejë. E kërkoj prej kostos të këtij vitit që i ka detyruar bujqit të mbjellin dhe të diskutojnë që tani për çmimin. Kam që në tetor që e them dhe ja u kam sjell. Kostoja bazë e grurit ka dalë me 1200 lekë, por prodhimi bazë, ilaçet dhe plehrat kimikë zënë 60% të kësaj kostoje. 30 lekë ka bërë një kilogram grurë vjet te bujqit. Me çmimin e vjetshëm i jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqëve për dynym”, shtoi Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *