Ish-drejtori i burgjeve, Artur Zoto merr pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Ai u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 5 vite burg për akuzën e korrupsionit, por këtë vendim ish numri 1 i burgjeve e apeloi. Akuza e korrupsionit për zoton u ngrit nga prokuroria pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili tashmë ka fituar statusin e bashkëpunëtorit. Mbrojtja ka këmbëngulur vazhdimisht se në asnjë rast prokuroria nuk ka vërtetuar bashkëpunimin e Zotos me ish-vartësin e tij Iljaz Labin. Ky i fundit ka dëshmuar ne prokurori se zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *