Subscribe

Koncerti “Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë” bëri bashkë artistët më në zë të momentit, për të interpretuar këngët popullore qytetare nga veriu në jug.  Nën petkun e këngëve popullore, amfiteatri i Tiranës u kthye në një skenë të jashtëzakonshme, ku këngëtarët së bashku me publikun kënduan e kërcyen për rreth dy orë.

 

JULIANA PASHA – KENGETARE

 

Unë pata mundësinë të isha pjesë e Vizion Plus dhe me “Këngë Moj” dhe ta kisha pranë publikun. Sot kemi fatin përsëri të kemi bendin e “Këngë moj” dhe te këndojmë live për publikun dhe një pjesë e madhe do të jetë muzika popullore qytetare, që njerëzit ta shijojnë e të kënaqen bashkë me ne.

 

Për artistët të tilla evente, sidomos pas periudhës se pandemisë, janë mjaft të rëndësishme.

 

ERMIRA BABALIU – KENGETARE

 

E përjetoj me shumë kënaqësi dhe emocion. Ajo që dua të them është së më ka marrë shumë malli për ty publik. Unë do të interpretoj këngën harroje harroje.

 

 

Këngëtarja dhe producentja e këtij festivali Rovena Dilo, shprehet se ky koncert tashmë po kthehet një traditë në qytetin e Tiranës.

 

Por publiku entuziast shijoi çdo moment të koncertit, ndërsa ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin live do të mund ta ndjekin në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *