Tensionet tek Teatri Kombëtar kanë vijuar përgjatë gjithë paradites këtë të mërkurë.

Me ardhjen tek godina te Lulzim Bashës është shtuar edhe numri I qytetareve që qëndronin krah artistëve para kordonit të policisë.

Rreth orës 10 e 30 qytetaret dhe artistët canë kordonin e policisë dhe arritën të futen brenda në ambjentet e teatrit kombëtar.

Depërtimi në ambjentet e brendshme u bë përmes pjesës anësore te Teatrit

Ajo pjesë e artistëve të cilët prej muajsh protestojnë kundër prishjes së godinës kanë deklaruar se do të bëjnë deri në fund qëndresë.

Qe prej oreve te para te mengjesit, forcat e rendit nuk kishin lejuar artistet qe te afroheshin tek hyrja e teatrit, duke i dhene mundesi punetoreve qe te hiqnin nje pjese te mire te orendive nga godina.

Kjo situate kishte sjelle me heret edhe perplasje fizike mes disa artisteve dhe policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *