E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Artistët dhe opozita sot sërish në protestë, Basha: Të shporrim këtë hajdut ordiner

Në orët e mbrëmjes së të dielës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhën strukturat për të marrë një vendim për mbështetjen e artistëve.

Reklamë

Pas diskutimeve, u vendos që këtë të hënë të mbështeten artistët, aktivistët dhe qytetarët në protestën e radhës kundër qeverisë, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Reklamë

Protesta do të nisë në orën 16.30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Ministrisë së Brendshme dhe organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kryedemokrati Basha tha pas mbledhjes me vartësit se e gjithë opozita do të jetë përkrah artistëve e qytetarëve.

“Është vendim i Partisë Demokratike për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve shqiptarë, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve që nesër të jemi totalisht në mbështetje të Aleancës, në protestë kundë këtij krimi makabër dhe shkelje flagrante të kushtetues dhe ligjit, në një protestë jo vetëm në mbrojtje të artit, trashëgimisë kulturore, kulturës, por kundër tiranisë, shkeljes së ligjit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, kundër mjerimit ekonomik, që janë veprat e keqbërësit dhe të të keqes më të madhe të vendit, që është Edi Rama. Ndaj, në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe për t’i bërë thirrje çdo qytetari të angazhohet në këtë protestë nesër në orën 16.30.”

Sipas tij, ky është momenti për t’i dhënë fund tiranisë së Edi Ramës.  

“Nesër do të jemi në mbështetje totale të Aleancës ashtu siç e kanë kërkuar dhe thirrja ime ndaj çdo qytetari është ta konsiderojnë këtë një betejë kundër tiranisë, një betejë për rikthimin e demokracisë, për shporrjen e këtij hajduti ordiner dhe këtij krimineli dhe natyrisht nesër është fillimi dhe jo fundi i betejës.”

Edhe Kryesia e LSI vendosi të mbështesë tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Me anë të një njoftimi për mediat, LSI i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos krijojë incidente.

Kujtojmë që e diela u shënua nga akte të shumta dhune, përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë dhe shoqërime në komisariat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë