Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër,...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në qytet, mbi...

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim...

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së...

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4...

Artan Tafani “zbërthehet” në GJKKO: Si u përfshiva në atentate dhe trafik droge me bandën e Laert Haxhiut

4 Qershor 13:47

Banda e Laert Haxhiut ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO. Vizion Plus ka siguruar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani.

Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK-un duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje, SPAK-u ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

Laert Haxhiu, viktima Çajup Selimi dhe Artan Tafani
“Mora 25 mijë euro”, Artan Tafani tregon si e vrau biznesmenin Selimi: Më pa në sy dhe dyshoi, e qëllova disa herë! S’di ku e kapën plumbat

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023-ës, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani, para GJKKO-së, i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

Ai rrëfeu se ka qenë emigrant në Greqi ku është marrë me trafik droge. Më pas në 2015, u arrestua në vendin tonë për vjedhje.

Tafani: Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje dhe kisha probleme. Pastaj jam kthyer në Shqipëri, ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike dhe e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe në atë të Kosovës në Lushnjë.

Tafani tregoi se në ’97 i vranë babanë dhe pas kësaj ngjarjeje u largua drejt Greqisë së bashku me nënën e tij. Në fillim, tregon se punoi punë të ndershme. Ndërsa në vitin 2015 u arrestua në Shqipëri. Tafani më pas rrëfen se si është njohur me Laert Haxhiun.

Tafani: Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël dhe kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojra dhe lyerje. Në 2006, kur erdha nga Greqia në Lushnjë, punova me xhaxhain në punë ndërtimi dhe lyerje. Lashë edhe drogën, por më pas u ngatërova prapë dhe rashë në burg në 2015. Vodha një Western Union, aty më dergonin lek njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova me 6 vite burg.

Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Barës, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty. Pasi dola nga burgu, e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pas daljes nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu, që do të takoja Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterior kalosha e kisha në burgun e Rrogozhinës. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius.

Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt, u ulem tek një restorant. Laerti më mori jashtë dhe tha: “Hajde, flasim pak jashtë.” Atë natë ndenjëm atje në Dajt dhe morëm një tip suitë. Unë u tremba në fakt, sepse thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Ai më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të të ndihmoj unë me ndonjë mall,” por puna ishte transport i jashtëligjshëm. Ai, më duket, e dinte që unë isha leq me lekë. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, dhe 500 të tjera më dhanë pas 2-3 ditësh.

Gjithashtu rrëfen edhe si është përfshirë në ngjarje të tjera kriminale dhe thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë në presion.

Tafani: Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky nuk kishte dhënë lekët. Donin t’i bënin në formë presioni. I thashë “Dakord, çfarë të thoja?” Që nga dita e parë që i takova, kishte një lloj presioni mbi mua, se si t’ua shpjegoja… Rrugës, kur zbritëm, Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit. Nisëm për Lushnjë për të vendosur tritolin; kisha bërë edhe planin.

Vendosja e një sasie tritoli në Lushnjë, ishte prova e parë, shprehet Tafani, për t’i vërtetuar grupit të Haxhiut se ishte “i denjë” për të bërë punën.

Tafani: Vendosa 100 gram tritol. M’u duk sikur kjo ishte prova që këta do të shikonin nëse do bëja punë unë apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës që ishte në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
artan tafani Laert Haxhiu

Nga e njëjta kategori

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten, hedh makinën në det me gruan brenda dhe arratiset

më shumë...

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm

më shumë...

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët besojnë se ekipet përkatëse do të arrijnë rezultat pozitiv

më shumë...

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon policia: Ja autori

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:16

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:11

Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë...

3:49

DASH ka nisur anulimin e vizave, ambasada...

3:47

Vuçiç i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen...

3:17

Dinamo pret Pafos në Elbasan, dy trajnerët...

3:04

EMRI/ Kush është personi që u plagos...

2:51

Dhunuesit e policit lihen në burg, 45...

2:43

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

2:36

Kërkime për vrasësit e turistit, hetime në...

2:33

Aksidenti i pazakontë që shkaktoi kaos në...

1:41

EMRI/ Plagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë,...

1:22

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë....

1:13

Çfarë është prediabeti?

12:57

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të...

12:53

Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund...

12:36

U arrestua me maskë silikoni duke kaluar...

12:14

Durrës, goditet lokali ku zhvilloheshin lojëra fati,...

11:34

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos për shpërndarje...

11:32

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër...

11:18

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.